“Cinizëm dhe shpirtkazmëri ndaj pensionistëve”, Berisha: Narkoqeveria përgjysmoi edhe dhuratën e fundvitit
Përmes një postimi në facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot lidhur me shpërblimet e pensionistëve për fundvit.
“Cinizëm dhe shpirtkazmëri ndaj pensionistëve!” shkruan Berisha ndërsa thekson se prej 6 vitesh pensionet janë rritur vetëm me 4% kurse po të shtohet inflacioni i 6 viteve çdo pensionist merr sot 12% më pak se sa merrte 6 vite më parë.
“Në një akt cinik ekstrem narkoqeveria jo vetëm nuk rriti pensionet, nuk kompensoi as rritjen e çmimieve pra inflacionin por përgjysmoi edhe dhuratën e fundvitit për ta ndërkohë për vete vrapojnë në ishujt e magjishëm për të bërë vitin e ri. Pashpirtësi!” – përfundon Berisha.