“Çmenden shqiptarët”, rritet numri i të prekurve nga çrregullimet mendore. Ekspertët: Shkak stresi e depresioni
Askush nuk është imun ndaj çrregullimeve apo sëmundjeve të shëndetit mendor. Në vendin tonë shënohen statistika të larta të personave që kanë kërkuar shërbim shëndetësor. Probleme të këtij spektri shfaqen tek të gjithë ata që përjetojnë stres, që kalojnë një fatkeqësi në familje apo hasin situata të vështira në punë dhe angazhimet e tyre të përditshme. Përballë stresit depresionit si faktorë që ndikojnë në çrregullime të shëndetit mendor specialistët ngrejnë si shqetësim mungesën e punonjësve sociale, psikologëve në spitale, shkolla për të trajtuar rastet.
Drejtori psikiatrik Ariel Çomo, duke iu referuar raporteve të organizatës botërore të shëndetësisë, tha se në Shqipëri mungojnë nga 300-500 punonjës social dhe psikologë për të përmbushur nevojat e popullatës
“Ka nevojë për të paktën edhe 300-500 kokë njerëzish që vijnë nga fusha e psikologjisë dhe punës sociale për sistemin e vetë shëndetësor në lidhje me problematikat e shëndetit të mendjes. Ka vend për të bërë diskutime të nevojshme”- Çomo.
Mjekët psikiatër i bëjnë apel qytetarëve se nëse vërejnë sjellje jo normale të familjarëve të tyre të kontaktojnë me shërbimet shëndetësore.
“Ka nevojë që të sensibilizohen të gjithë të jenë të gjithë përgjegjës sepse çdo i sëmurë mendor jeton në komunitet dhe përgjegjës është edhe komuniteti, edhe policia të gjithë.”- apeluan ata.
Në spitalin psikiatrik të Elbasanit ku çdo vit trajtohen të paktën 400 pacientë psikologët këshillojnë që familja të japë kujdesin maksimal për personat me probleme të dhëndetit mendor.
Sipas statistikave 1 në 4 persona në vendin tonë ka shfaqur një herë çrregullime të dhëndeti mendor. 50% e pacientëve që vuajnë nga këto probleme marrin shërbim shëndetësor, por pjesa tjetër vetëpërjashtohet për shkak të stigmës. /Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

