‘Çmendet’ moti në fundjavë, temperaturat shkojnë në 40 gradë celcius (VIDEO)
Këtë fundjavë, në Gadishullin e Ballkanit dhe vendin tonë pritet të afrohet vala e katërt e të nxehtit saharian.
Por nuk mund ta quajmë valë rekord dhe intensive, duke marrë parasysh faktin që jemi futur në periudhën më të nxehtë të vitit.
Pra, ditën e shtunë dhe të diel, në vend do të mbizotërojë mot me diell dhe temperatura të larta. Në zonat malore parashikohen vlera 32 deri në 37 gradë në qytetin në Kukësit.
Ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare temperaturat do të jenë 34 deri në 39 gradë. Ndër qytetet me temp deri në 40 gradë do të jenë Elbasani, Kuçova dhe Gjirokastra.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=kZONv72TPaI” width=”560″ height=”315″]
Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në fillimin e javës, ndërsa ditën e martë gradualisht pritet të afrohen masa ajri më të freskëta atlantike, të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në formën e rrebesheve në zonat malore dhe rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin./tch