Basha përjashton nga PD-ja; Berishën, Nishanin, Vokshin, Spahon e disa të tjerë
Ndodhi edhe kjo që do t’i hedh benzinë zjarrit që akoma rri ndezur në muret e godinës së Selisë Blu.
Me sa shikohet kjo përballje mes Berishës dhe Bashës nuk mbaron vetëm me shkatërrimin e zyrave.
Kryesia e Bashës ka vendosur gjatë natës, përjashtimin përgjithmonë nga Partia Demokratike, të liderit historik Sali Berisha. Po ashtu kjo kryesi ka vendosur përjashtim përgjithmonë nga Partia Demokratike edhe të tetë anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit.
Vendimet janë marrë në mbledhjen e thirrur nga deputeti Lulzim Basha dje në orën 18:30 dhe që ka vazhduar deri në orën 3:30 pas mesnate.
Si rrjedhim, përveç ish-Kryetarit të PD, ish-Kryeministrit Sali Berisha, Kryesia e shkarkuar ka vendosur përjashtimin përgjithmonë nga PD-ja edhe të ish-Presidentit Bujar Nishani dhe figurave të kësaj partie, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të saj.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;
Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;
Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;
Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;
Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht vendosi:
Përjashtimin përfundimisht nga Partia Demokratike:
Sali Berisha
Bujar Nishani
Flamur Noka
Albana Vokshi
Edmond Spaho
Arben Ristani
Klevis Balliu
Keltis Kruja
Kryesia e Bashës ka marrë vendim edhe për pezullime dhe shkarkime të drejtuesve politikë: Pezullim nga PD deri në distancim publik nga dhuna e ndodhur në protestën e 8 janarit, të disa anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.
Të pezulluarit:
Agron Shehaj
Aldo Bumçi
Belind Kelliçi
Blendi Himci
Çlirim Gjata
Edit Harxhi
Edi Paloka
Eno Bozdo
Ervin Minarolli
Gent Deromemaj
Genc Pollo
Genti Strazimiri
Rigels Mucollari
Ivi Kaso
Ledina Mandia
Luan Baci
Lorenc Luka
Mimoza Hajdarmataj
Oerd Bylykbashi
Tritan Shehu
Kryesia e Lulzim Bashës po ashtu ka vendosur edhe shkarkim të drejtuesve politikë:
Belind Kelind Kelliçi – Tiranë
Albana Vokshi – Tiranë
Aldo Bumçi – Tiranë
Agron Shehaj – Tiranë
Flamur Noka
Tritan Shehu – Gjirokastër
Bujar Leskaj – Vlorë
Edmond Spaho – Korçë
Edi Paloka – Durrës
KOHA JONË SONDAZH

