Çmime më të lira, por më pak blerës në vigjiljen e festave

Tregjet ushqimore dhe ato të fruta-perimeve të Shkodrës, si kurrë më parë janë bosh. Blerësit janë të rrallë në tezga, ndërsa tregtarët shprehen se rënia e fuqisë blerëse ka filluar që në fillim të këtij viti dhe tani është akoma më e theksuar edhe pse çmimet janë me të ulëta.

“Shumë dobët, çmimet janë gjysmë për gjysmë, dhe nuk ka blerës”, thonë tregtarët. Përgjysmimin e çmimeve të produkteve e pranojnë edhe vetë qytetarët.

Një prej arsyeve të uljes së fuqisë blerëse në qytetin e Shkodrës, përveç të tjerave, janë edhe mosardhja e emigrantëve si dhe bllokimi i lëvizjes së lirë me Malin e Zi.

SHKARKO APP