Çmimet e kripura, Kumbaro kontrolle në Ksamil dhe i bën thirrje bizneseve: Transparencë me turistët
Nisur nga çmimet e larta në akomodim apo ushqim, vetë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi kanë monitoruar situatën në bare, restorante dhe hotele në zonën e Ksamilit. Kumbaro tha se çmimet i vendos tregu, por është shumë e rëndësishme transparenca në raport me klientët.
“Jemi në monitorim të të gjithë sezonit turistik, që nga pastërtia, që nga menaxhimi i plazheve, por edhe për t’u siguruar që sezoni të shkojmë mirë edhe përkundrejt respektimit ndaj detyrimeve tatimore. Sigurisht ne nuk kontrollojmë çmimet, se është një treg i lirë, por është shumë e rëndësishme që të kemi një lloj qetësie të klientelës në raport me transparencën“, u shpreh Kumbaro.
Në bisedat me disa menaxherë subjektesh, Kumbaro tha se duhet të ofrojnë transparencën e plotë me menu jo vetëm brenda, por edhe jashtë restoranteve për të shmangur keqkuptimet me klientët, si edhe ofrimin e kuponit tatimor në çdo transaksion.
KOHA JONË SONDAZH

