Çmimet e naftës në rritje pas tensioneve të reja SHBA–Iran
Çmimet globale të naftës kanë shënuar rritje gjatë orëve të fundit, në sfondin e përshkallëzimit të tensioneve gjeopolitike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Rritja vjen pas deklaratave të forta të Donald Trump, i cili paralajmëroi se Irani do të përballej me pasoja të rënda nëse nuk i përmbahet afatit për rihapjen e Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.
Si pasojë, nafta e papërpunuar Brent crude oil është rritur me rreth 0.5%, duke kaluar nivelin e 110 dollarëve për fuçi.
Në javët e fundit, tregjet energjetike kanë qenë nën presion të vazhdueshëm, pasi Irani ka kufizuar në mënyrë efektive qarkullimin në Ngushticën e Hormuzit, në përgjigje të sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite.
Kjo ngushticë përbën një arterie kyçe për eksportin e naftës nga vendet e Gjirit, ndaj çdo ndërprerje e saj ka ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimin global dhe çmimet ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, autoritetet në Teheran kanë deklaruar se situata në këtë korridor strategjik nuk pritet të rikthehet në normalitetin e mëparshëm, veçanërisht në raport me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke shtuar më tej pasigurinë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
KOHA JONË SONDAZH

