Çmimi i energjisë, qeveria propozon 9.9 lekë/kw, OSHEE: 12 lekë/kw

“Qeveria shpreh qëndrimin e saj për mostejkalimin e kostos mesatare aktuale pas ristrukturimit të tarifës nga heqja e fashës. Ndërkohë do të kompensojë të gjithë efektin e ndryshimeve të mundshme”, tha Bejtja.

Ndërkohë sindikatat e kundërshtuan rritjen e çmimit të energjisë dhe debatuan më përfaqësues të kompanive   në lidhje me numrin e familjeve që preken nga heqja fashës.

“Sepse pas relacionit që kemi neve 72% e konsumatorëve familjarë që preken direkt nga fasha dhe pjesa tjetër afro 90% që preken nga rritja e çmimit të energjisë 12.32 lekë siç është kërkesa juaj e parë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju thoni 240 mijë, ne themi 600 mijë dhe ne jemi në gjendja ta argumentojmë që janë 600 mijë familje shqiptare që preken, që i bie 76 % të shqiptarëve.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kompanitë ndërkohë kanë prezantuar pretendimet e tyre për tarifat e viti 2015. KESH ka kërkuar rritje të tarifës së shitjes me shumicë, nga 2.2 në 3.34 lekë. OST gjithashtu ka kërkuar 12.8% rritje çmimi .Ndërsa OSHEE ka ulur pretendimin nga 12.32 lekë për kw në 12.03.

“OSHEE propozon një tarifë prej 12.03, një tarifë mesatare, e cila ka një rritje prej 22% në krahasim me tarifën ekzistuese, që përafërsisht del 9.9 lekë. OSHEE ka kërkuar në aplikimin e vet heqjen e të gjitha fashave.”

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike pritet të vendosë në lidhje me çmimin e enrgjisë elektrike brenda muajit dhjetor. Por kjo gje do te shfrytezohet nga opozita pasi eshte nje rritje cmimi ne keto kushte te veshtira ekonomike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?