Çmimi i referencës, Jaço: Duhet të hiqet, është e pasaktë dhe primitive

Marrëdhënia mes Doganave dhe Biznesit në Shqipëri, për vitin 2020 është vendosur në qendër të vëmendjes gjatë mbledhjes së sotme të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço veçoi çështjen e listës së referencës sipas të cilit është përmirësuar, por që duhet hequr si praktikë, raporton Ora News.

Enio Jaço: “Dua të veçoj një çështje që më ka bërë përshtypje, ajo e listës së referencës, një nga çështjet që me kohë ka marrë përmirësime. Ka ardhur koha që ky ligj të eliminohet, kjo praktikë duhet të eliminohet. Ësht tërësisht e pasaktë dhe primitive, bën një lloj drejtësie që është e pasaktë. Nuk i shërben nivelit të sofistikuar që bizneset të aplikojnë.’’

Ndërkohë Drejtori i Përgithshëm i Doganave Gjon Bardhi, tha se viti 2019 ishte shumë i vështirë si për klimën e biznesit ashtu dhe për vetë administratën doganore.

SHKARKO APP