Çmimi i shtrenjtë i energjisë, Eurostat: Shqipëria e dyta në rajon

Të dhënat e fundit të Eurostat mbi mbi çmimin e energjisë në Europë, por dhe në Ballkanin Perëndimor, e rendisin Shqipërinë të dytën pas Malit të Zi. Raporti ndjek ecurinë e çmimeve të energjisë dhe gazit për konsumatorët familjarë në gjysmën e parë të vitit. Për vendin tonë, çmimi i energjisë elektrike për një kilovat/orë, duke përfshirë të gjitha taksat ishte 0,094 euro në 6-mujorin e pare.

Të njëjtin nivel ka Maqedonia e Veriut; më e shtrenjtë energjinë elektrike rezulton në Malin e Zi me 0.0961 euro për kë/orë, që në fakt përbën një ulje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi kur shënonte 0,097 euro për kilovat/orë.

Në Serbi, familjet e paguajnë energjinë elektrike me 0.080 euro për kilovat/orë, në Bosnje Hercegovinë 0.087 euro, dhe në të dy rastet shënohet një rritje e lehtë e çmimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova vazhdon trendin e vitit të kaluar, dhe rezulton më lirë nga pjesa tjetër me 0.0611 euro. Hulumtimi i Eurostat reflekton qartë faktin që çmimet e energjisë kanë ndryshuar ndjeshëm në të gjithë kontinentin e vjetër këtë vit, edhe pse në disa vende të Europës, çmimi për konsumatorët familjarë ka pësuar rënie për shkak të politikave subvensionuese që kanë aplikuar qeveritë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çmimet e energjisë për familjet gjatë vitit 2022 u rritën në 22 shtete anëtare të BE-së në gjysmën e parë të 2022, krahasuar me gjysmën e parë të 2021. Rritja më e madhe u regjistrua në Çeki (+62% ), përpara Letonisë (+59%) dhe Danimarkës (+57%). Ndërkohë ndërhyrja e shtetit përmes subvencioneve ka ndihmuar sakaq në uljen e barrës së çmimit për familjet në Holandë, Slloveni e Poloni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?