BE i jep çmimin e parë Klodiana Lalës, por ambasada nuk flet për dosjet e investiguara nga gazetarja!

Gazetarja Klodiana Lala është vlerësuar sot nga Ambasada e BE në Tiranë me çmimin e parë për shkrimin më të mirë investigativ. Vlerësimi i është dhënë për shkrimin që denoncoi vjedhjen e votave nga bandat kriminale në Durrës, Shijak dhe Dibër. Gazetarja publikoi përgjimet e prokurorisë që tregonin se si ministra, deputetë, drejtorë policie të PS dhe njerëz me precedentë penalë kanë vjedhur votat.

Në vlerësimin e merituar ndaj gazetares bie në sy një fakt që lidhet me standardet e dyfishta të ambasadave në Tiranë. Teksa u vlerësua me çmimin e parë shkrimin për vjedhjen e votave, vet çështja e dosjeve penale për të cilat shkruan Klodiana Lala nuk është pasqyruar në raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë. Madje, Ambasada e BE në Tiranë nuk reagoi edhe kur një pjesë e dosjeve u mbyllën nga prokuroria dhe asnjë zyrtar i lartë nuk u thirr për dëshmi.

Gjergj Vrumo, drejtor projekti në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim në një reagim në rrjetet sociale, ka reaguar me ironi për standardet e dyfishta të BE-së. “Urime Klodianës për investigimin që shkundi politiken dhe… Ngushëllime Delegacionit të BE që as nuk i përmend dosjet 339 dhe 184 të vjedhjes së votave në raportin e jo-Regresit 2020.  Rëndësi ka çmimi, jo progresi”,- shkruan Gjergji Vrumo.

https://www.facebook.com/770109608/posts/10158687979124609/?extid=0&d=n

SHKARKO APP