CNN publikon studimin e fundit: Tre veprimet e thjeshta që mund të ndalojnë përhapjen e koronavirusit

Tre janë gjërat e thjeshta, pjesë e sjelljes se re njerëzore, që do të ndalojnë përhapjen e pandemisë së koronavirusit, edhe pa një vaksinë.

Bëhet fjale për rregullat që po përsëriten tashmë prej kohësh, larje e shpeshte e duarve, mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës fizike.

Ky është përfundimi i një studimi të ri të publikuar se fundi në revistën ”PLoS Medicine”, për të cilën ka raportuar sot CNN në një artikull lidhur me tre veprimet e thjeshta që mund të na shpëtojnë.

Studimi, botuar të martën në revistën PLoS Medicine, iu referua masave qe mund te frenonin perhapjen e Covid-19, lidhur me sjelljen njerezore.

“Referencë në studim u mor shpeshtësia e kontakteve mes qytetarëve, në Hollandë, por modeli është i përshtatshëm edhe për vendet e tjera perëndimore”, thanë studiuesit në Qendrën Mjekësore Universitare Utrecht.

“Një epidemi e madhe mund të parandalohet nëse efikasiteti i këtyre masave tejkalon 50%,” kanë shkruar ata.

Nëse, sidoqoftë, publiku është i ngadaltë, por përfundimisht ndryshon sjellje, ai mund të zvogëlojë numrin e rasteve, por pa ndaluar arritjen e nje kulmi.

Nëse qeveritë mbyllen herët, por askush nuk ndërmerr hapa shtesë te mbrojtjes personale, kjo do të vononte por nuk do të zvogëlonte arritjen e kulmit te rasteve.

Një ndërhyrje tre mujore do të vonojë kulmin, për së shumti, shtatë muaj, zbuloi studimi.

“Në terma praktikë, kjo do të thotë që SARS-CoV-2 nuk do të shkaktojë një shpërthim të madh në një vend ku 90% e popullsisë zbaton me rigorozitet larjen e shpeshte te duarve dhe zbaton distancen sociale, që kane 25% efektivitet.”

Edhe me distancimin shoqëror të vetë-imponuar, kontaktet me të tjerët mund të mos eliminohen plotësisht. Për shembull, njerëzit që jetojnë së bashku do të bashkëveprojnë, duke rritur gjasat që dikush të sëmuret. Kështu që shpërthimet e vogla janë ende të mundshme.

Autorët argumentojnë se qeveritë duhet të edukojnë publikun në lidhje me mënyrën se si përhapet virusi dhe të rrisë vetëdijen për rolin thelbësore të vetë-distancimit, larjes së duarve dhe gjithashtu përdorimin e maskave në kontrollin e një epidemie të vazhdueshme.

Drejtuesit amerikanë të shëndetit publik i kane bërë jehonë ketij studimi. Drejtori i Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka thene se vendi nuk është “i mbrojtur”.

“Nëse të gjithë do të mbanim maska për katër javët e ardhshme, gjashtë, tetë, dymbëdhjetë javë, në të gjithë vendin, ky transmetim i virusit do të ndalet,” tha Dr. Robert Redfield.

SHKARKO APP