CNN shpërndan deklaratën e Nënë Terezës: Me gjak jam shqiptare
Televizoni amerikan CNN, është duke i kushtuar vëmendje shenjtërimit të Nënë Terezës, duke transmetuar histori të ndryshme, rreth punës së saj, për të ndihmuar të varfrit në Kalkuta të Indisë.
Kështu,CNN, në faqen e internetit duke njoftuar për shenjtërimin e saj, të dielën, e ardhshme në Vatikan, ka dhënë edhe biografinë e saj duke u bazuar në fjalët e Nënë Terezës, e cila ka përmendur origjinën shqiptare.
“Me gjak jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit.”
Ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës si dhe mesha e Festës së Shenjtores Tereza, që do të mbahet ditën e hënë më 5 shtator do të transmetohet live nga Qendra televizive e Vatikanit si dhe nga televizoni shqiptar.

KOHA JONË SONDAZH

