Çoçoli: Qeveria duhet të zgjidhë çështjen e naftëtarëve të Ballshit, çmimet po mbahen të larta abuzivisht

I ftuar në RTV Ora, gazetari i ekonomisë, Fatos Çoçoli u shpreh se çështja e pagave të punëtorëve të rafinerisë së Ballshit është një problem i mbartur në kohë.

Ai tha se qeveria i ka të gjitha mundësitë që ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë të përhershme duke plotësuar kërkesat e punonjësve.

Fatos Çoçoli: Pas falimentit të privatit, shteti nuk tregoi interesin e duhur për punonjësit e naftës, edhe pse ata kanë fituar një gjyq, rrogat nuk janë dhënë. Ata janë futur disa herë në greve, duke u bërë shkak për një marrëveshje, por duket se kjo marrëveshje nuk është zbatuar dhe i ka detyruar ata që të dalin sërish në protestë. Ky është një problem i trashëguar që po vijon në këtë periudhë. Kompania që menaxhon rafinerinë e Ballshit ka kontratë me Bankers. Mundësia për të gjetur një zgjidhje është, por ky është një problem i shtyrë në kohë dhe mendoj se qeveria nuk duhet të qëndrojë indiferent në këtë situatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet që të arrihet një marrëveshje jo e përkohshme, por të plotësohen të gjitha kërkesat e tyra të trashëguara, për të dhënë një zgjidhje të përhershme. Qeveria i ka të gjitha mundësitë për ta arritur këtë zgjidhje dhe për të plotësuar kërkesat e punonjësve. Nga ana tjetër, çmimi i natës në tregjet globale është ulur dy-fish për shkak të pandemisë. Humbja në këtë rast është shumë e madhe. Megjithatë, për shkak të kostove të ulta të nxjerrjes së naftës në vendin tonë japin mundësi për fitim, së paku për të përballuar pagat e punonjësve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Referuar çmimet të karburantit në vend, Çoçoli tha se pavarësisht uljes së çmimit në tregun ndërkombëtar gati me 50%, në vendin tonë çmimi pësoi një ulje shumë të vogël duke i mbartur çmimet të larta në mënyrë abuzive.

Fatos Çoçoli: Pavarësisht se nafta prodhohet në vendin tonë, pjesa më e madhe importohet. Kur pas marsit çmimi u bë më i lirë së paku me dy herë, në vendin tonë nuk ndodhi një ulje. Shitësit me shumicë u justifikuan se kishin rezerva me blerjet e mëparshme, por kjo qëndron vetëm për 2-3 javë. Së paku për periudhën e verës, sidomos për turizmin, çmimi duhet të ishte ulur së paku me 25%. Kompanitë i kanë mbajtur çmimet e larta në mënyrë abuzive, duke shënuar një ulje shumë të vogël.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?