Çohet në prokurori drejtori i burgut të Vlorës

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi gjatë raportimit javor të rezultateve të luftës kundër korrupsionit se ”Task Forca Anti-korrupsion”, ka gjetur me shkelje Drejtorinë e Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore duke kërkuar vërejtje për drejtorin, përgjegjësin dhe 7 specialistë të këtij institucioni.

“Nga kontrolli janë gjetur parregullsi në mbajtjen e dokumenteve në mospërputhje me ligjin në procedurat e akreditimit të institucioneve shëndetësore. Janë rekomanduar 9 masa, vërejtje për drejtorin e institucionit, përgjegjësin dhe 7 specialistë të akreditimit dhe të drejtave të pacientit. Janë marrë masa për përmirësimin e veprimtarisë së institucionit”,-deklaroi ministrja.

Gjithashtu është dërguar për ndjekje penale drejtori i burgut të Vlorës dhe disa punonjës të tjerë për falsifikim dokumentesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?