”Çohu se është vendi im”, burri që la Bregun pa karrige në kuvend

Majlinda Bregu ishte e ftuar mbrëmjen e së mërkurës në ”Top Show”, ku ndër të tjera foli edhe për pozicionin e saj si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

”Pozicioni është drejtues i këshillit të bashkëpunimit rajonal, pozicion i cili është më lart se drejtori. Unë e kam për nder të mbaj këtë pozicion, por mbi të gjitha shpresoj të ndihmojë sa më shumë shqiptarët”, tha Bregu.

Nga ana tjetër, ish-deputetja e PD-së ka rrëfyer edhe ditën e parë si deputete, dhe është një histori që të bën për të qeshur e për të qarë në të njëjtën kohë.

”Bie një telefon në orën 4 pasdite dhe më thonë që në 6 ka seancë parlamentare. Pasi u futa në sallë u ula në një vend që e gjej bosh dhe më thonë se ajo ishte ana e krahut tjetër politik. Pastaj gjeta një vend tjetër deri në momentin që më vjen një burrë dhe thotë çohu pak se është vendi im, u shtyva pak më tutje, por edhe aty vjen dikush tjetër duke më thënë se ishte vendi i tij, dhe kështu dola në fund të sallës. Aty e kuptova se të gjitha vendet ishin të përcaktuara dhe se sa e rëndë është për një grua që të vij një burrë dhe t’i thotë ‘çohu se ai është vendi im’”,-tha Bregu.

SHKARKO APP