Çoi ushtrinë në Rinas/Ministrja Balluku sot kërcënoi me gjuhën e Erdoganit
Sot ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, pushtoi mediat me deklarata të përsërita në lidhje me ngjarjen në Rinas. Supervizori i kontrollorëve të trafikut ajror, Andel Trebicka është shprehur në një intervistë për ”Fax News”, se ligji ua lejon kontrollorëve që të shpallin paaftësi, pasi puna e tyre është me shumë përgjegjësi dhe nuk mund të punojnë kur janë të stresuar. Sipas tij, në Shqipëri nuk mund t’i zëvendësojë askush këta kontrollorë, pasi është një proces i gjatë për t’u bërë kontrollor dhe duhen shumë trajnime. Sipas tij, ministrja sot kërcënoi me gjuhën e Presidentit turk, Erdogan.
”Ne jemi në një lokal afër punës dhe efektivët e policisë janë futur brenda në Albkontrol për momentin nuk kanë punë me ne. Për momentin gjendja jonë është e rënduar, ju e dëgjuat ministren Balluku në mëngjes kur na akuzoi për grusht shteti, na ka kërcënuar se do të dënohemi me 20 vite burg, si mund të punojmë me të tillë stres. Për rrogat, në Shqipëri kur flet ministrja, rrogat në Serbi janë nga 6000 euro, në rast se ne na bie një avion që ka 400 persona ne kalojmë jetën në burg. Greva e paligjshme, ka diçka ne kemi shpall paaftësi dhe jo grevë.
Në rast unë jam i stresuar, ne kemi një vit e disa muaj që kërkojmë letra dhe i vetmi që na ka prit ishte presidenti Ilir Meta dhe tani me këto që kanë thënë ministrja Balluku dhe Rama ne s’do të afrohemi për 200 metra. Nuk quhet bojkot, por paaftësi, pasi mbyllet hapësira i dërgon një letër në Bruksel që ne nuk mund ta ofrojmë këtë shërbim. Në rast se nuk plotësohen kushtet. Ajo ka kërcënuar me gjuhën e Erdoganit nuk e di si mund të vazhdoj të punojmë ashtu.
Unë kam 22 vjet që punoj kontrollor dhe asnjëherë nuk i kam ndalur trajnimet dhe kjo është punë që do trajnime çdo herë sepse është punë që varet nga teknologjia sepse ajo avancon çdo ditë. Profesioni i vetëm që mund të na zëvendësojë janë marinarët që të vijnë me anije. Ushtria nuk na zëvendëson dot sepse nuk ka trajnimet e duhura. Puna jonë është që të monitorojnë çdo moment një avion që është me 200 njerëz brenda.
Duke parë instruktorë në krahë dhe nuk të vjen një njeri që ta bëjë dhe një njeri duhet të jetë minimum 2-3 javë që të kuptojë, por është e rrezikshme. Eurokontrolli nuk të lejon të bësh direkt këtë. Janë dy kërkesa: është të kthehen në punë shokët, u pushuan 5 veta dhe sot e çuan në 0 pushimin nga puna të punonjësve. Ne kemi një kontratë kolektive dhe këtë e kanë edhe fqinjët, ne kërkojmë që kjo kontratë të rikthehet. Ne kërkojmë të rikthejnë kontratë dhe ti përmbahen”,-u shpreh kontrollori ajror, Andel Trebicka.