Çollaku: Pa rrëzimin e Ramës në Tiranë, nuk rrëzohet “rreziku i Ndarjes së Kosovës”
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Çollaku duke marrë shkas nga përgjimet e publikuara një ditë më parë të Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, shprehet se Rama u mbështet për të ndarë Kosovën.
Në një reagim përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, anëtari i Kryesisë së PD-së shprehet se pa rrëzimin e Ramës në Tiranë, nuk rrëzohet “rreziku i Ndarjes së Kosovës”.
Reagimi i Kreshnik Çollakut
Mbështeteën Ramën, për të ndarë Kosovën.
—————-
Se çfarë po ndodh në Ballkan e me shqiptarët, kupton më shumë nga telefonata e Zaevit me disa komedianë rus, se sa nga gjithë deklaratat e ambasadorëve dhe euroburokratëve që shkojnë, vijnë e rrinë në Tiranë.
Telefonata e Zavit është shpjegues i mirë për qëndrimet e “çuditshme” të shumë diplomatëve në Tiranë, në krah të qeverisë “Rama”.
Thënë troç: pa rrëzimin e Ramës në Tiranë… nuk rrëzohet “rreziku i Ndarjes së Kosovës”!
KOHA JONË SONDAZH

