Çollaku: Shembja e Teatrit, gangsterizëm i qeverisë. Çfarë ka ndryshuar tek Basha pas humbjes

Për kreun e grupit të Këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, njëherësh anëtar i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku, kalimi me procedurë të përshpejtuar nga ana e mazhorancës të projektligjit për artin, është një gangsterizëm i qeverisë.

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, Çollaku theksoi se pasi nuk siguroi dot 3/5 e votave në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kryeministri Edi Rama vendosi ta bëjë me ligj shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe tjetërsimin e pronës publike.

Sipas Çollakut, ky është një veprim anti-kushtetues dhe që prapa së cilës fshihet një aferë kriminale qindra milionë euro. Për këtë arsye, sipas Çollakut, duke qenë se mazhoranca i ka votat e nevojshme në parlament për ta kaluar këtë ligj, atëherë rruga e vetme mbetet revolta popullore.

Swiss Digital Desktop Reklama
“Intervista e Ditës”/ Çollaku: Shembja e Teatrit, gangsterizëm i qeverisë

Ndërsa lidhur me situatën brenda kampit të PD-së, kur na ndan edhe 1 vit nga zgjedhjet lokale, Çollaku thotë se është ende herët. Por se në të njëjtën kohë, sipas tij PD dhe strukturat e saj po përgatiten dhe do të jenë gati për qershorin e 2019, duke qenë se selia blu vjen nga një proces riorganizimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket kryetarit Basha, Çollaku nënvizoi se që pas humbjes në zgjedhjet e kaluara, diçka ka ndryshuar edhe tek kryedemokrati.

I pyetur nëse ai do e shihte veten si kandidat për kryetar bashkie të demokratëve vitin e ardhshëm, Çollaku u kujdes të mos zhbalancohej duke thënë se “një gjë të tillë nuk e kishte menduar më parë, por se është ende herët për të folur për kandidatë konkretë”.

/Gsh.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?