Coronavirus/ Ambasada e Shqipërisë në Pekin publikon një njoftim për shqiptarët në Kinë
Pas alarmit që ka shpërthyer nga coronavirus në Kinë, Ambasada shqiptare atje ka nxjerrë një njoftim për shtetasit shqiptarët që jetojnë apo punojnë në kinë. Në njoftimin e ambasadës ftohe të gjithë shtetasit shqiptarë që të njoftojnë identitetin, adresën dhe aktivitetin me të cilin merren pranë ambasadës.
Sipas ambasadës, kjo masë po merret për ndjekjen e situatave me risk të lartë shëndetësor, duke qenë se kina është përfshirë tashmë nga virusi vdekjeprurës.
Njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë në Pekin:
“Ftohen të gjithë shtetasit shqiptare si dhe bashkëkombësit e trevave shqiptare që studiojnë apo punojnë në Kinë të njoftojnë pranë ambasadës identitetin, aktivitetin (angazhimin) si dhe vendndodhjen (adresën) dhe telefonin ose chatin. Regjistrimi ne data-bazën tone do te ishte i dobishëm për çdo rast nevoje mbështetje reciproke përfshi dhe ndjekje situatash me risk të lartë shëndetësor si kjo që po kalojmë. Lutem identifikohuni ne e-mailin tone: embassy.beijing@mfa.gov.al”