Covax sjell vaksinat në shkurt
Në fund të janarit pritet të mbërrijë një sasi e vaksinave të Pfizer, pjesë e kontratës së lidhur nga qeveria shqiptare direkt me kompaninë Pfizer. Pas shtyrjes që u bë një javë më parë nga kompania për të gjithë Evropën, tanimë është hapur drita jeshile. Nga ana tjetër ka mbërritur konifirmimi edhe Covax për të mbërritur brenda muajit shkurt një pjesë e vaksinave të porositura dhe të paguara që në fillim.
Nga Pfizer priten të vijnë si fillim 10 mijë 700 vaksina ndërkohë që janë porositur 500 mijë. Në platformën Covax janë paguar 3.9 milionë dollarë për 1.1 milion doza. Për gati dy javë janë vaksinuar 500 mjekë e infermierë të dy spitaleve covid.
Në fillim të muajit shkurt do të injektojnë dozën e dytë mjekët që janë vaksinuar të parët, mjekët e qendrave shëndetësore, spitaleve rajonale apo pneumologe do të bëjnë dozën parë me sasinë që pritet të sjellë Pfizer. Paralelisht me mjekët me të mbërritur edhe sasia vaksinave që do të sjellë covax,paralelisht me mjekët do të vaksiniohen edhe të moshuarit nëpër azile.