Covid-19, 16 gjoba në 24 orët e fundit për shkelësit

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ka intensifikuar kontrollet dhe ka realizuar 1661 inspektime për monitorimin e masave ndaj Covid-19 në 24 orët e fundit. Janë marrë 16 masa administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat dhe moszbatuar protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Masa me gjobë janë marrë për 8 bar-kafe, restorante; 2 masa administrative për furra buke, 2 masa administrative për farmaci, dhe 4 masa për markete, grumbullime dhe qendër estetike.

Të mërkurën Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Tiranës, për intensifikimin e kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë anti-covid. Manastirliu u ka bërë apel subjekteve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe ka kërkuar nga inspektorët të jenë çdo ditë në terren me zero tolerancë për çdo subjekt që nuk zbaton masat ndaj Covid-19, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

MSHMS kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjienës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë. Ndërkohë, inspektimet nga inspektorët shëndetësorë do të vijojnë në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?