Covid 19 alarmon Shkodrën dhe Elbasanin, 44 mësues të infektuar në qytetin e luleve
Elbasani renditet në 5 qarqet ku ka më shumë të infektuar me koronavirus që janë ende duke u mjekuar. Problematike shfaqet situata edhe në sistemin arsimor.
“Aktualisht janë duke e kaluar Covidin 44 mësues.”
Për Policinë e Shtetit, shkelja e masave parandaluese është shkak për përhapjen e Covid 19.
“Në hapësira të vogla ka pjesëmarrës apo prezencë të shumë personave që besoj dhe mendoj se është bërë shkak dhe për hapjen e infeksionit të Covid 19.”
Këto shqetësime u ngritën në një mbledhje të jashtëzakonshme të Prefekturës së qarkut, ku u kërkua ndalimi i lëvizjes pas fashës së lejuar, distancimi social dhe mbajtja e maskave.
Edhe Shkodra është duke parë numër të lartë infektimesh, ndaj kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, deklaron se do të ketë më shumë kontrolle.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shkodër kanë vdekur 75 qytetarë nga koronavirusi, shifra këto që hidhen poshtë nga Ademi.
“Edhe për çdo njësi administrative kalon numrin 165, të regjistuar shkaku i vdekjes Covid në kartelën mjekësore që plotësohet në çdo rast, kjo e verifikuar në çdo zyrë të Gjendjes Civile.”
5 bashkitë e qarkut Shkodër shënuan 2383 vdekje në 2020, përkundër 1809 që patën në 2019, me një rritje prej 574 vdekje më shumë.