Covid-19/Balla: Masat e qeverisë po japin rezultate konkrete. “Nuk është 7×7=42 kjo punë”
Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla deklaron se çdo masë e marrë prej qeverisë deri më tani po jep rezultate konkrete. Përmes një postimi në facebook, Balla thekson se pas Italisë, Shqipëria ishte vendi i dytë që mbylli shkollat dhe kufizoi lëvizjen. Sipas Ballës, edhe shqetësimi i drejtë i sipërmarrjeve private lidhur me marrëdhëniet e tyre me sektorin bankar po adresohet në një dokument të përbashkët, që Kryeministri Edi Rama dhe guveratori i bankës së Shqipërisë do ta firmosin sot për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat. “Çdo masë po merret në kohën e duhur, sepse nuk është 7×7=42 kjo punë”, shkruan Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës
Çdo masë e marrë prej qeverisë deri më tani po jep rezultate konkrete. Gjermania sot vendosi të mos bëjë testimin në masë, por të zbatojë protokollin e masave shtërnguese të lëvizjes. Pas Italisë, ne ishim të dytët që mbyllëm shkollat dhe kufizuam lëvizjen.
Edhe shqetësimi i drejtë i sipërmarrjeve private lidhur me marrëdhëniet e tyre me sektorin bankar po adresohet në një dokument të përbashkët, që Kryeministri Rama dhe Guveratori i Bankës së Shqipërisë do ta firmosin sot për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat. Çdo masë po merret në kohën e duhur, sepse nuk është 7×7=42 kjo punë.
Është një luftë që duhet fituar. Shqipëria e shqiptarët do të dalin më të mirë. Mirë ky hall i madh me virusin por duhen dëgjuar edhe klithmat e disa politikanëve të pashpresë si SB dhe LB, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, që për turp duan të përdorin edhe këtë epidemi botërore si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë, apo demoralizuar mjekët dhe infermieret.
Janë ky soj politikanësh dështakë që çohen vonë nga gjumi e u duket gjithmonë sikur e kanë parë në ëndërr dhe duke mos patur asnjë përgjegjësi nuk e kanë për turp të flasin çartur: “zbato planin tonë” ose kur çdo masë e marrë nga Qeveria në konsultim me OBSH dhe ekspertët jep suksesin që duhet, dalin pa pikë turpi të thonë “ishte propozimi ynë”.
? FRIKË JO, KUJDES PO!
? MASAT SHTRËNGUESE DO TË VIJONË SIPAS PLANIT DHE KONTRIBUTI I ÇDO QYTETARI ËSHTË ESENCIAL PËR PËRBALLIMIN ME SA MË PAK PASOJA TË ARMIKUT TË PADUKSHËM QË KËRCËNON SHËNDETIN TONË E TË NJERËZVE MË TË DASHUR RRETH NESH?
#tëBASHKUAR #njëSHTETnjëFAMILJE