Covid-19, dëmi tjetër që po shkaktohet indirekt tek njerëzit

Covid-19 duket se po shkakton një tjetër dëm të madh. Në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet se gjatë periudhës së izolimit kanë vdekur 2 persona për çdo 3 viktima nga Covid-19. Përllogaritet se 16 mijë njerëz kanë humbur jetën në këtë vend gjatë 5 javëve pasi spitalet nuk ofronin asnjë shërbim tjetër përveç Covid-19.

Gjatë të njëjtës periudhë, për shkak të coronavirus kanë humbur jetën 25 mijë persona. Nga 16 mijë viktima që nuk kanë ardhur nga COVID-19, 6 mijë prej tyre ishin persona të sëmurë që kishin frikë t’u drejtoheshin spitaleve. Mbi 81 mijë persona mund të vdesin në 50 vitet e ardhshme si pasojë e mbylljes. Nga këta 1 400 persona mund të vdesin për shkak të diagnostikimit të vonshëm të kancerit.

Të dhëna të tilla studimore mungojnë për Shqipërinë, vetëm pak ditë më parë një raport të OKB-së thuhet, se për shkak të mbingarkesës së sistemit shëndetësor nga pandemia, numri i vdekjeve nga Covid-19 mund të tejkalohet nga vdekjet e shkaktuara nga sëmundjet e kurueshme dhe të parandalueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

OKB i sugjeroi qeverisë që të rrisë investimet në sistemin shëndetësor, pasi thuhet se Shqipëria shpenzon për shëndetësinë më pak se vendet e tjera të Evropës juglindore (2.97%) dhe madje për periudhën 2020-2022 është parashikuar një ulje e mëtejshme, në 2.94%, gjë që është mjaft shqetësuese nëse duam të ndërtojmë një sistem shëndetësor më të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?