Covid-19 ende rrezik, thirrja e mjekut Harxhi: Duhet kujdes çdo ditë

Pandemia e Covid-19 vijon të jetë aktive në vend dhe rritja e kurbës, ka shqetësuar autoritetet. Mjeku i njohur Arjan Harxhi, ka bërë një apel për qytetarët nga ambientet e jashtme të spitalit Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në fjalën e tij, mjeku i njohur ka bërë apel edhe njëherë për kujdes nga të gjithë për të shmangur infektimin nga Covid-19.

”Me sëmundjet infektive është shumë e rëndësishme, dihet që çdo fushë ka përgjegjësitë e veta dhe duhet ta rishikojë këtë lloj pozicioni, përgjegjësitë që kanë institucionet shtetërore, që ka shoqëria, që ka individi sa i përket kujdesit të parandalimit por edhe për të parë sesi do të jetë pozicioni i secilit prej këtyre në të ardhmen e afërt, afatmesme dhe afatgjatë”.

SHKARKO APP