Covid-19 infekton foshnjat, ISHP: Mes të prekurve shumica janë foshnje dhe të sapolindur

Rastet me coronavirus po rriten çdo ditë. ”Incidenca ka shkuar nga 2.65 në 2.9 gjatë muajit gusht për 100 mijë banorë. Nuk kemi pasur shumë raste të rënduara por për momentin duhet të kemi më shumë kujdes sepse rastet kanë filluar të rriten”,-tha Rovena Daja, specialiste në ISHP. Mes të prekurve shumica janë foshnje dhe të sapolindur.

“Vëmë re që fëmijët e vegjël janë të infektuar me Covid-19 sepse nënat e tyre gjatë shtatzënisë nuk kanë aplikuar një vaksinë COVID-i dhe janë të pambrojtura, duke rënë dhe foshnjat për herë të parë në kontakt me virusin”, tha Daja.

Me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe pranisë së një varianti të ri në qarkullim, pritet që edhe rastet të rriten. Ekspertët apelojnë që të aplikohen dozat booster, veçanërisht për grupet e riskut.

SHKARKO APP