Covid-19, mbi 2 milionë viktima në të gjithë botën

Pandemia e Covid-19, ka kaluar një tjetër prag tragjik, për sa i përket numrit të viktimave. Sipas universitetit John Hopkins, që nga fillimi i pandemisë ka monitoruar situatën epidemiologjike në çdo vend të botës, sot janë tejkaluar 2 milionë viktimat.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë këtë renditje të hidhur me pothuajse 390 mijë viktima, të ndjekur nga Brazili me rreth 200 mijë dhe India me 150 mijë.

Vendi i BE-së me më shumë humbje jete mbetet Italia, që ka kaluar sot 81 mijë viktimat. Ndërkohë, të infektuarit në botë me COVID-19 kanë kaluar 93 milionët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?