Covid-19, Mjeku: Pa masa shtrënguese e reanimacione mund të kishim 100 milionë viktima në botë
“Një i infektuar me Covid-19 është i aftë të infektojë 2.5 vetë të tjerë” thotë Andi Koraqi, Shef i Shërbimit të Mikrobiologjisë në një intervistë me skype për gazetaren Beti Njuma në studion e RTV Ora. Nëse nuk do ishin masat shtrënguese as reanimacionet, Koraqi thotë se viktimat në të gjithë botën do të ishin 100 milionë.
“Virusi aktual ka një aftësi përhapje 2.4 -2.5. Pra një njeri është i aftë të infektojë 2.5 vetë. Dhe këta 2.5 janë të aftë të infektojnë secili 2.5 të tjerë. Kemi një përhapje shumë të madhe. Nëse do e krahasonim me virozën e vitit 1918 që ishte një nga virozat me kontegjitet më të madh në të gjithë historinë e pandemisë botëre, kishte një R.0 nga 1.6 në 1.8 dhe llogaritet që të ketë shkaktuar 50 milionë viktima në mbarë botën. Nëse nuk do të ishin marrë masat shtrënguese, të distancimit social dhe nuk do të kishte reanimacionit sic janë tani atëherë ky virus mund të kishte 100 milionë viktima në mbarë botën.
Koraqi thotë se Shqipëria këtë javë ka hyrë në fazën më të vështirë dhe nëse nuk do të ishin aplikuar masat shtrënguese atëherë do të kishim skenarin Italian.
Në Shqipëri kemi 104 të infektuar dhe 4 viktima. Si i komentoni këto shifra 2 javë pas shpalljes së rastit të parë zyrtar me koronavirus?
Shfaqja e rastit të parë është vetëm maja e ajsbergurt. Periudha e inkubacionit është 2 javë, dhe kontaminimi nuk ka ndodhur më 8 mars, por 2 javë më parë. Nuk e dimë nëse kemi pasur apo jo përpara. Ato që janë testuar para 8 marsit, kanë dalë negativë por kjo nuk e përjashton mundësinë që ne mund të kemi pasur të infektuar. Jemi në një situatë “të pëlqyeshme” duke parë cfarë po ndodh në Itali.
Tani jemi në fazën e vështirë. Pritet që raste të shtohen. Nëse nuk do të ishin marrë masa drastike do të kishim skenarin e sotëm Italian. Ne sot kemi një numër normal.”