COVID-19, mungon ndërgjegjësimi/ Frekuentohen kafenetë, autobusët dhe vijon lëvizja normale!

Masat e marra nga qeveria kundër Coronavirusit  dhe rekomandimet ndaj qytetarëve për të shmangur kafenetë, grumbullimet, respektimin e distancave 1 metër ndërmjet tavolinave në lokale, kanë rënë në vesh të shurdhët.

Dita e mërkurë, ku rezultojnë zyrtarisht 12 raste të konfirmuar me COVID-16, në kryeqytet duket si një ditë e zakonshme. Kafenetë vijojnë të jenë të mbushura dhe tavolinat thuajse të ngjitura me njëra-tjetrën.

EfekteMosha e tretë vijon të ndjekë ritualin e dominosë nëpër sheshe dhe të mos marrë masa për të qëndruar brenda në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autobusët vijojnë të frekuentohen normalisht dhe të vetmit të ndërgjegjësuar që kanë marrë masa duke u pajisur me doreza e maska janë shoferët dhe faturinot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë më parë qeveria vendosi të mbyllë lokalet e mbrëmjes, pubet, palestrat, bilardot, ndërsa u kërkoi bareve normale dhe restoranteve që të zbatojnë distancat minimalisht 1 metër nga njëra tavolinë në tjetrën./scan

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?