Covid-19, ndërron jetë një person nga Durrësi. 19 raste të reja në 24 orët e fundit
Kjo e premte ka shënuar një viktimë nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një 83 vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë i prekur me koronavirus. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 436 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 19 qytetarë.
Janë 163 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,789 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Statistika (3 Mars 2023)
Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 436
Testime totale 2,041,392
Raste pozitive 333,551
Raste të shëruara 329,789
Raste Aktive 163
Humbje jete 3,599
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 145
Shkodër 5
Fier 4
Vlorë 3
Korçë 2
Durrës 2
Berat 1
Kukës 1