Covid-19 në Ballkan, janë 7 vende që kanë numrin më të lartë të rasteve

Covid-19 vijon të shfaqet agresiv në shumë vende të botës. 7 vendet e Ballkanit kanë numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit në Europë.

Konfirmimi vjen nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve në një raport të publikuar nga media “Balkan Insight”.

Mali i Zi është shteti me nivelin më të lartë të përhapjes dhe regjistron 179 raste për 100 mijë banorë. Kosova renditet në vendin e pestë pas Bosnjes, Francës dhe Luksemburgut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria është në fund të listës, pas Maqedonisë së Veriut dhe raporton 64 raste me Covid-19 për 100 mijë banorë në dy javët e fundit. Mesatarja aktuale e përhapjes së Covid-19 në Europë është 42 të infektuar për 100 mijë banorë. Të vetmet shtete të Ballkanit poshtë këtij niveli janë Serbia dhe Bullgaria.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?