Covid-19 në Itali, 156 viktima në 24 orët e fundit, 60 960 raste aktive
Italia regjistron 156 viktima e 642 raste pozitive në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i viktima ka arritur në 32 486 e numri i personave të infektuar me Covid 19 në 228 006.
Pacientë aktivë me koronavirus janë 60 960 e të shëruar 134 560.
Në 24 orët e fundit janë 2278 të shëruar më shumë.
Ditë pas dite ulet dukshëm numri i personave që po kurohen në strukturat spitalore janë 9269 të shtruar e 640 në reparte të terapisë intensive.
51 051 janë të infektuar që kurohen në kushte izolimi shtëpiak.
Rajoni i Calbrias e Bolzano sot nuk kanë shënuar asnjë rast pozitiv me Covid 19.
Deri më sot Italia ka kryer 3 243 398 tamponë.