COVID-19 në Shqipëri/ 15 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

15 qytetarë janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, nga 485 testime të kryera. Gjatë këtij harku kohor nuk janë regjistruar viktima nga COVID-19.

Rastet e reja janë konfirmuar 7 në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Tepelenë, Berat, Kuçovë.

Janë 243 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,773 që nga fillimi i epidemisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statistika ( 22 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 485

Testime totale 1,993,378
Raste pozitive 331,608
Raste të shëruara 327,773
Raste Aktive 243
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 169
Fier 20
Vlorë 13
Berat 12
Gjirokastër 7

Shkodër 7
Elbasan 5
Durrës 5
Dibër 3
Lezhë 2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?