Covid-19 në Shqipëri/ 19 raste të reja, 3 të shtruar në spital

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 19 raste të reja me COVID-19 nga 430 testime të kryera. Gjatë këtij harku kohor në vendin tonë nuk janë shënuat viktima nga COVID-19.

Rastet e reja janë konfirmuar 9 në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Fier, Lushnje, Gjirokastër.

Janë 214 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,112 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 5 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 430

Testime totale 1,999,594
Raste pozitive 331,919
Raste të shëruara 328,112
Raste Aktive 214
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 149
Vlorë 19
Fier 15
Gjirokastër 9
Durrës 8

Berat 5
Shkodër 5
Elbasan 3
Korçë 2
Lezhë 1

SHKARKO APP