Covid-19 në Shqipëri, 21 viktima në 7 ditë
Aktualitet E Premte, 3 Korrik 2020 10:53
Shqipëria vijon që të ketë shifra alarmante të fataliteteve dhe të prekurve me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima te Infektivi. Një 57-vjeçar nga Shkodra, një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 76-vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese humbën jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor duke e çuar në 72 në total numrin e viktimave. Në 7 ditët e fundit janë shënuar 21 viktima.