Covid-19 në Shqipëri, 35 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19 dhe sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, anë kryer 695 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 35 qytetarë.

”15 në Tiranë, 4 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Kurbin, Fier, Devoll, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mat, Klos, Patos, Berat, Elbasan”.

Janë 380 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 4 pacientë. Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,257 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 35
Të shëruar në 24 orë 53
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 695
Testime totale 1,984,449
Raste pozitive 331,226
Raste të shëruara 327,257
Raste aktive 380
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 236
Elbasan 34
Vlorë 19
Fier 19
Shkodër 17
Durrës 14
Lezhë 12
Gjirokastër 11
Dibër 10
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1

SHKARKO APP