Covid-19 në Shqipëri, 370 viktima dhe rreth 13 mijë raste

Pas shumë kohësh, në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi për zero jetë të humbur nga virusi vdekjeprurës por që nga data 9 mars kur edhe u zbulua rasti i parë me Covid-19 në vendin tonë, deri më tani betejën nuk e kanë fituar 370 qytetarë. Nga ana tjetër, të prekur po nga 9 marsi e deri më tani janë afro 13 mijë raste.

Statistika (24 Shtator 2020)

Testime totale 83103
Raste pozitive 12921
Raste të shëruara 7239
Raste Aktive 5312
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

SHKARKO APP