COVID-19 në Shqipëri, 6 viktima dhe 67 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa janë konfirmuar 67 raste të reja.
Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje
Në 24 orët e fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (25 Korrik 2020)
Testime totale 38179
Raste pozitive 4637
Raste të shëruara 2637
Raste Aktive 1866
Humbje jete 134 (Qarku Tiranë 70, Shkodër 20, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1,)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 992
Durrës 213
Shkodër 195
Vlorë 97
Lezhë 83
Korçë 65
Fier 58
Elbasan 51
Kukës 42
Berat 31
Dibër 20
Gjirokastër 19