FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Covid-19 në Shqipëri, përhapja në 142 qytete dhe fshatra

Ekspertët shohin me shqetësim përhapjen e Covid-19 në zonat rurale. Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, njëherësh edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se rastet me Covid-19 janë regjistruar në 142 qytete dhe fshatra.

“Ishte një e dhënë e 127 ku pamë që në qoftë se dy javë më parë kishim shkuar për të bërë vizita në pacientë me Covid-19 në 105 qytete dhe fshatra, në dy javë e fundit u vu re që kishim 142 qytete dhe fshatra”,-tha ai.

Pas Tiranës, Fieri mban numrin më të lartë të të infektuarve me virusin vdekjeprurës. “Kuptohet që me numrin më të lartë janë Vlora, Fieri, Shkodra, Elbasani”. Në një vit pandemie, në Shqipëri rezultojnë 123 mijë të infektuar dhe 33 mijë pozitivë aktivë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?