Covid-19 në Shqipëri, rriten kërkesat për teste nga moshat e reja

Vala e dytë e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë ka vënë në target të rinjtë. Në pikat e testimeve, mjekët thonë se grupmoshat aktive dhe adoleshentët zënë peshën më të madhe gjatë ditës.

“Kemi rritje të rasteve tek grupmosha aktive. Tek 20-30 vjeçarët nëse me përpara ishin 50, 60 dhe 70-vjeç tani shumica janë të rinjtë madje dhe gjimnazist”.

Rritja e rasteve pozitive me Covid-19 ka çuar edhe në rritjen e kërkesave për t’u testuar. ”Rritja e rasteve pozitive ka çuar në rritje të kërkesës për testime, kemi më shumë se ditën e shkuar mesatarisht në dite bëhen 60 testime”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në tre spitalet Covid ka të shtruar dhe në gjendje të rëndë persona të grupmoshës 30-35 vjeç, të cilat nuk vuajnë nga asnjë sëmundje shoqëruese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?