COVID 19 nuk kursehet për Shkodrën, konfirmohen 6 raste të reja
Ka shkuar në 48 numri i të infektuarve mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Mbrëmjen e djeshme janë marrë 26 tampon të personave të dyshuar, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Tiranë.
Sipas rezultateve janë konfirmuar pozitiv me covid-19, 6 prej këtyre personave.
Mësohet se të infektuar rezultojnë, 2 familjarët e 80 vjeçares që ka humbur jetën 2 ditë më parë, infermieri i cili i shërbente prej muajsh asaj, 1 anëtar i familjes nga Dobraçi, dhe 2 anëtarë të familjes nga Kirasi.
Kujtojmë se ditën e djeshme, ka shkuar në 361 numri i të prekurve në vendin tonë.