COVID-19, pezullohet tenderi për aeroportin e Vlorës
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pezulluar tenderin ndërkombëtar për dhënien me koncesion për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Vendimin e mori Agjencia e Prokurimit Publik, pasi janë pezulluar të gjitha procedurat që nuk kanë fokus covid-19.
Puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës ishte parashikuar që të fillonte në 31 maj. Ndërsa nuk dihet ende nëse ndërtimi i këtij aeroporti do të fillojë brenda këtij viti. Shkak për këtë është bërë vendimi i APP-së për të anuluar të gjithë tenderat, përveç tenderave të lidhura me mbulimin e nevojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Për ndërtimin e këtij aeroporti deri tani kanë shprehur interes dy kompani italiane.