Covid-19 prek 200 punonjës policie, 6 prej tyre nuk e fituan betejën

200 punonjës policie janë prekur nga Covid-19 dhe 6 prej tyre nuk e fituan betejën. Më të prekur nga virusi vdekjeprurës janë efektivët të cilët janë më të ekspozuar në marrëdhëniet me njerëzit. Efektivët që nuk fituan këtë betejën, kishin sëmundje të tjera shoqëruese, çka rëndoi më shumë gjendjen e tyre shëndetësore. Aktualisht pozitiv vazhdojnë 44 efektivë, 5 prej të cilëve të karantinuar në banesa. Më të prekur janë kryesisht efektiv të rendit apo ato të pritjes së qytetarë nga ku ekspozimi nga virusit është më i madh. Nuk kanë munguar rastet e infektimit edhe të drejtuesve të lartë apo shefave të komisariatit në qarqe. /Report Tv/

SHKARKO APP