Covid-19 prek 8 efektivë policie në Tiranë
8 punonjës policie në qarkun e Tiranës janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, që nga përhapja e pandemisë në Shqipëri. Të infektuarit shërbenin pranë recepsioneve të policisë dhe te pritja e qytetarëve. Një pjesë e tyre kanë infektuar edhe familjarët. Pasi u konfirmuan pozitivë, efektivët u vetë izoluan.
Nga hetimi epidemiologjik ka rezultuar se efektivi i Shqiponjave është infektuar gjatë punës në terren, teksa ka shoqëruar qytetarë të ndryshëm në komisariate. Edhe të infektuarit më herët ishin punonjës policie të cilët shërbenin tek pritja e qytetarëve.
I tillë ishte edhe rasti i një 49 vjeçari, që shërbente në recepsionin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Pak javë më parë ai u prek nga Covid-19, teksa ishte në krye të detyrës dhe nfektoi kështu edhe familjarët. Më 17 maj ai ndërroi jetë. Askush nga ata nuk mund të thotë sot se cili ishte shkaku i vdekjes së policit.