Covid-19 prek dhe familjen Dako, del pozitiv ish-kryebashkiaku dhe gruaja e tij, nga dyshohet se e morën virusin

Covid 19 duket se ka mbërritur dhe në familjen e Vangjush Dakos, ish-kryebashkiakut të Durrësit. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ka rezultuar pozitive bashkëshortja e Dakos, e cila punonte në Drejtorinë e Shëndetit Publik, institucion i cili është mbyllur tashmë nga ISHSH dhe po kryhen të gjitha dizinfektimet.

Ndërkohë që jozyrtarisht burimet bëjnë me dije se dje i është marrë tamponi dhe vetë Dakos, i cili po ashtu ka rezultuar pozitiv me Covid. Të gjithë anëtarët e familjes janë karantinuar në banesë, ndërkohë që vijon hetimi epidemiologjik për kontaktet që ata kanë pasur gjatë gjithë këtyre ditëve.

Në të gjithë vendin në 24 orët e fundit u zbuluan 69 raste të reja me Covid 19, ndërkohë që 3 persona humbën jetën në spitalin Infektiv, mes të cilëve dhe një 44-vjeçare nga Durrësi, që sipas MSH-së kishte sëmundje shoqëruese. /Fax News

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?