Covid-19/Sonila Meço propozon nismën që pati sukses
Kur shtetet janë në “luftë” për të gjetur ilaçin që lufton Covid-19, gazetarja Sonila Meço ka dhënë një ide që ndihmon në menaxhimin e situtës së përhapjes së virusit në Shqipëri.
Përmes një postimi në facebook, Meço shkruan se të gjithë të rinjtë duhet të angazhohen të bëjnë pazar për të moshuarit dhe për fqinjët e tyre, në mënyrë që të minimizohet lëvizja.
Ajo shkruan ndër të tjera se kjo nismë ka patus sukses në Gjermani, me hashtagun të ndihmojmë fqinjin. Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”.
“Edhe një herë për të moshuarit, që janë vetëm, që nuk kanë fëmijë, nipër e mbesa, që kanë vështirësi ekonomike. Për familjet në nevojë, me probleme shëndetësore, invaliditeti. Ka një model që po përjapet vrrullshëm kudo në Europë për t’ju lehtësuar vetizolimin. Në Gjermani ka marrë jetë hashtagu #tendihmojmefqinjin. Ideja është e thjeshtë: të rinj, njerëz të shëndetshëm, banorë të një pallati, fqinjë e miq angazhohen të bëjnë pazare, apo blerje për moshat e thyera, apo njerëz me probleme. Me një grafik të organizuar. Nëpër dyer varen disa letra A4 me njoftim nga fqinjët, që janë të gatshëm ta bëjnë këtë gjë për më të dobtit, të moshuarit dhe ata me imunitet të ulët në pallatin, apo fqinjësinë e tyre. Përpos kësaj, dhurimi i ushqimeve dhe sendeve të domosdoshme për familjet në nevojë, dhurimi i gjakut dhe ofrimi i ndihmës janë shndërruar në prioritet absolut në komunitete. Kush ka mundësi, individë, biznese, supermarkete të organizohen për të lehtësuar situatën për të moshuarit, të pamundurit, invalidët, familjet në nevojë. Do t’ja dalim”.