COVID-19/ Spahia: Qeveria gënjen për numrin e shtretërve
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka akuzuar për mashtrim ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia ka shpërndarë një video ku ministrja deklaron numrin e shtretërve në spital që do të jenë në dispozicion të qytetarëve të infektuar me COVID-19.
Ish-deputeti thotë se qeveria ka gënjyer qytetarët për kapacitetet spitalore, ndërsa thekson se “kjo qeveri impenjohet vetëm për koncesione e tendera të errët sekretë e aspak për qytetarët”.
Postimi
EDHE PER NUMRIN E SHTRETERVE GENJEJNE! E BEJNE NE 3D
Ja se si i kanë mashtruar njerëzit me zë e figurë, për kapacitetet spitalore në përballjen me Covid-19! Cdo herë japin shifër të ndryshme sepse nuk thonë kurrë të vërtetën! Vetëm gënjeshtra që zbulojnë se kjo qeveri impenjohet vetëm për koncesione e tendera të errët sekretë e aspak për qytetarët! Nuk ka tjetër qeveri në botë që të injorojë qytetarët e vet në kushte pandemie, si kjo e Edi Ramës! #Turp