Covid-19 vijon që të mbyllë institucionet arsimore në vend

Mëngjesi i së mërkurës në Shkodër, nisi me protestë, ndonëse do të duhej të ishte një ditë normale për prindërit që pas dërgimit të fëmijëve në kopsht apo shkollë, të nisnin punën. Ata kanë protestuar për shkak se prej disa ditësh kopshti brenda mjediseve të shkollës 9-vjeçare “Ndoc Mazi” është mbyllur. Fëmijët duhet t’i dërgojnë diku tjetër, disa kilometra më larg dhe me pagesë,.

”Ky është turpi i botës të luash me popullin kështu për interesa të ndonjërit që ka interes që të fusë dikë në punë. Na mbetet t’i çojmë fëmijët në kopsht me pagesë, por ne nuk kemi fuqi. Absolutisht nuk kanë dhënë asnjë sqarim dhe asnjë fjalë, asgjë. Ne kemi ardhur dhe kemi bërë pagesën dhei kemi regjistruar fëmijët”, tregojnë familjarët e fëmijëve.

Në bashkinë Shkodër nuk kanë pranuar të flasin për këto lëvizje, kurse mbyllja e kopshtit pas afro 50 vitesh ekzistencë, rrezikon të pasojë edhe mbylljen e shkollës ”Ndoc Mazi”. Kjo pasi klasat e para të hapura çdo fillim viti shkollor janë furnizuar nga fëmijë të dalë prej këtij kopshti.

Braktisja e shkollës nga fëmijët po kthehet në një fenomen shqetësues në qytetin e Lezhës. Shifrat janë rënduar pas mbylljes së një qendre që operonte prej 20 vitesh, e cila administrohej nga një bamirës italian i cili ka ndërruar jetë. Rreth 60 nga 200 fëmijë nuk e ndjekin më shkollën, ndërsa shumica e tyre që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian i janë drejtuar rrugës. Drejtoria e Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë, thotë se institucionet aktualisht nuk kanë asnjë plan. Prefekti i Lezhës Gjok Jaku, tha se fëmijëve nuk u duhet dhënë asnjë lëmoshë, pasi sipas tij ata joshen nga ky akt.

SHKARKO APP