COVID-19 vijon të bëjë “kërdinë” në të gjithë botën. Mbi 218 mijë të vdekur dhe mbi 3.1 milionë të infektuar

Koronavisuri vazhdon të vrasë njerëz në të gjithë botën, por numri i personave që ndërrojnë jetë tashmë nga Covid-19 sa vjen e bie.

Deri tani, në të gjithë rruzullin tokësor kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 218 010 njerëz.

Janë infektuar deri tani nga virusi vdekjeprurës në të gjithë botën 3 138 919 individë.

Ndërsa, janë shëruar nga koronavirusi në botë 956 064 njerëz.

Shteti më i infektuar në glob nga koronavirusi është SHBA, që pasohet nga Spanja, Italia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania etj.

SHKARKO APP